Arrestohen në flagrancë për vjedhje dy vëllezër. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës së tyre për goditjen e palishmërisë dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u arrit që të arrestohen në flagrancë 2 shtetas, konkretisht: Jetlum Murçaj, 26 vjeç, banues në Malësi e Madhe Fatlum Murçaj, 26 vjeç, banues ne Malësi e Madhe.

Më datë 17.02.2017 u bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve (vëllezër binjakë), pasi me datë 11.02.2017, Jetlumi dyshohet se i ka vjedhur një motorr tip ZIP-Star, pa targë, shtetasit Gj. N, 22 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë të këtyre shtetasve është gjetur lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva me peshë 1 kg e 140 gr. Motorri së bashku me lëndën narkotike u sekuetruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134, 283 e 25 te Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS , GRIDA DUMA:”KY ËSHTË FILLIMI I NJË VENDIMI TË MADH”
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, RAMA E PUBLIKON “LIVE”