
Pak ditë më parë policia vendore e Shkodrës arrestoi dy shtetas në Malësinë e Madhe dhe shpalli në kërkim pesë të tjerë ndërsa u sekuestruan 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri tip pistoletë. Nga pesë të shpallurit në kërkim policia ka arritur që të arrestojë edhe dy të tjerë. Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Mark Pelaj 48 vjeç dhe Delina Therçaj 51 vjeç, banues në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe ku u bë edhe operacioni i policisë.
Më përpara policia ka arrestuar shtetasit Elidona Marinaj 23 vjeçe dhe 16 vjeçarin me inicialet F.P i cili është djali i shtetasit Mark Pelaj që u arrestua sëfundmi. Ndërkohë tashmë janë në kërkim edhe tre të tjerë shtetasit me inicialet M.Th 59 vjeç, E.Th 24 vjeç dhe D.Th 20 vjeç po ashtu banues në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe.
Pesë prej këtyre personave janë anëtar të së njëjtës familje dhe dy të tjerë anëtarë të një familje tjetër ndërsa janë të dyshuar për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia vendore e Shkodrës vijon punën për të kapur edhe dy shtetasit e tjerë që vijojnë të jenë të shpallur në kërkim.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit që u kapën në fillim, shtetasen Elidona Marinaj dhe 16 vjeçarin me inicialet F.P. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dy këta shtetas edhe pse për njërin prej tyre prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokurori i kësaj çështje Gëzim Spahiu kërkoi “arrest me burg” për 16 vjeçarin F.P dhe masën më të zbutur “arrest shtëpie” për 23 vjeçaren Elidona Marina.
Në fund të seancës gjyqtari Besmir Stroka vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dy shtetasit e dyshuar edhe pse për njërin prej tyre organi i akuzës kërkoi “arrest me burg”.
Avokati mbrojtës i dy të dyshuarve kërkoi një masë më lehtësuese duke qenë se sipas tij këta shtetas nuk kanë lidhje me sasinë e drogës. Para gjykatës do të dalin edhe dy të arrestuarit e tjerë për t’u njohur me masën e sigurisë ndërsa tre të tjerë vijojnë në kërkim nga policia për sasinë prej 10.2 kg kanabis.
Sipas policisë 10 kilogran kanabis janë gjetur në banesën e shtetases Elidona Marinaj e cila tashmë ka në kërkim bashkëshortin, vjehrrin e saj, kunatin dhe është arrestuar vjehrra e saj. 200 gramë të tjera kanabis sativa janë gjetur në banesën e 15 vjeçarit me inicialet F.P i cili u la në “arrest shtëpie” ndërsa babai tij u arrestua sëfundmi nga policia.






