Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i shpallur më herët në kërkim, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin G. Sh., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet rezulton se 25-vjeçari, së bashku me familjarë të tij, kishte kultivuar 1275 bimë narkotike në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj. Bimët u zbuluan dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë më 4 shtator 2025.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË