
Pasojat e grumbullimeve të organizuara gjatë festave të fundvitit kanë filluar të ndjehen edhe në bashkinë e Malësi e Madhe. Edhe në këtë bashki ky fillim viti i gjen me një numër të shtuar të personave të prekur me Covid 19. Riza Curraj epidemiologu në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në bashkinë e Malësi e Madhe shprehet se çdo ditë 7-8 persona rezultojnë pozitiv me Covid 19. Një numër ky dyfish më i lartë karahasura me 1 javë më parë.
Pjesa më e madhe e personave që rezultojnë pozitiv me Covid 19 janë moshat e mesme por nuk mungojnë as rastet pozitive të fëmijëve.
Simptomat e ngjashme të Covid 19 me atë të gripit sezonal bëjnë që çdo ditë të kryhen rreth 50 tampona në ditë në këtë njësi.
Bashkia Malësi e Madhe ka qenë ndër më të prekurat nga pandemia e Covid 19, pas bashkisë Shkodër në nivel qarku.






