Poeti i njohur turk Yunus Emre ka 700 vjetorin e vdekjes. UNESCO në nder të tij e shpalli vitin 2021 si vitin e Yunus Emre. Instituti i Kulturës në Shkodër që mban emrin e tij me rastin e 700 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit turk organizoi në Malësinë e Madhe një ekspozitë më 17 vepra me thënie të mençura nga Yunus Emre të cilat janë mjaft të vlefshme edhe në ditët e sotme.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Shkodër Zafer Kiyci (Zafer Këjëxhë) tha se në gjithë botën po zhvillohen aktivitete të shumta në ndër të poetit të njohur turk.

I pranishëm nënkryetari i bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj u shpreh se shkëmbimi i kulturave i shërben dy popujve.

Ekspozita u hap në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Malësinë e Madhe ndërsa u vlerësua nga qytetarët e pranishëm dhe përfaqësuesit e institucioneve për mesazhet aktuale që përcjell poeti turk Yunus Emre përmes shprehjeve të tij thuajse që prej 700 vitesh.

Yunus Emre është një prej personaliteteve më të rëndësishëm në Turqi por edhe i njohur ndërkombëtarisht për poezitë e tij.

Artikulli paraprakRRITET ÇMIMI I BUKËS, QYTETARËT: ABUZIM ME PARATË TONA
Artikulli tjetërFEMRA, VLLAZNIA HUMB 0-2 SFIDËN HISTORIKE ME JUVENTUS