Në bashkinë Malësi e Madhe ka nisur aksioni I pastrimit të territorit nga mbetjet inerte dhe urbane. Aksioni ka nisur fillimisht në Bajzë. Tonin Marinaj, kryetari I bashkisë Malësi e Madhe ka kërkuar përfshirjen edhe të qytetarëve në këtë aksion pastrimi.

Ndërkohë, prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni tregon se në territorin e qarkut janë evidentuar disa zona të cilat shërbejnë si landfille.

Aksioni I pastrimit pritet të shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë Malësi e Madhe gjatë ditëve në vazhdim. Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve lajmërojnë se do të ketë ndëshkime për personat e papërgjegjshëm të cilët vijojnë të ndikojnë në ndotjen e mjedisit.