
Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në një parcelë toke në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 15:20, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet K. P., banues në këtë fshat.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në ngjarjen e rëndë.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në fshatin Boriç i Madh, në një arë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


