Një grabitje me armë ka ndodhur në familjen e shtetasit Ndue Ulaj 36 vjeç në Malësinë e Madhe. Dy persona të armatosur fillimisht janë prezantuar si policë por më pas kanë rezultuar si grabitës duke marrë bizhuteri prej ari me një vlerë prej 5 mijë euro si dhe një shumë para prej 11500 euro. 36 vjeçari ka rrëfyer ngjarjen e rëndë dhe se si grabitësit i kanë drejtuar armët edhe dy fëmijëve të tij 12 dhe 9 vjeç.

36 vjeçari shprehet se tashmë ai dhe familja e tij ndjehen të pasigurtë ndërsa kërkon që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje.

Forcat e policisë pasi kanë mbërritur në vendngjarje po vijojnë hetimet për ta zbardhur të plotë grabitjen e ndodhur me armë në fshatin Boriç i Vogël të Malësisë së Madhe në banesën e familjes Ulaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, APELI HAP HETIMET PËR BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, PRESIDENTI JEP “NDERI I KOMBIT” PREKË CALIT