Nje sasi lende plasese eshte vendosur ne nje automjet ne Malesi te Madhe.

Me datë 12.03.2017 ora 20.12, në vendin e quajtur fshati Pjetërshan Malësi e Madhe një automjet tip Golf ka marrë flakë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe shërbimet Zjarrëfikës MNZ. Automjeti tip Golf në pronësi të shtetasit S.Gj,  punonjës  policisë i D.R.K.M. Shkodër ka qënë i parkuar dhe dyshohet  se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shpërthimi në pjesën e përparme të mjetit.Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se shpërthimi është me lëndë plasëse. Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do të jepet dhe informacion i plotë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇELET NË EDICIONI I DYTË I BIENALES NDËRKOMBËTARE TË AKUARELIT
Artikulli tjetër35-VJEÇARI PLAGOS ME ARMË ZJARRI ISH-VJEHRRIN DHE ISH-VJEHRRËN