Bashkia e Malësisë së Madhe zgjodhi pikën turistike të Razmës për të hapur sezonin turistik të këtij viti. E menduar si një festë vendas por edhe turistët e ardhur u përfshinë në këtë organizim. Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj u shpreh se shenjat deritashme për sezonin turistik atje janë pozitive.

Ministrja e Sipërmarrjes Edona Bilali tregoi se mbështetja e qeverisë për fermerët por edhe të rinjtë është e madhe me skemat ndihmëse për zhvillimin e turizmit.

Kryebashkiaku Marinaj shprehet se mbetjet e hedhura nga banorët në zonat turistike të Malësisë së Madhe mbeten një shqetësim ndërsa tregon se shumë prej tyre janë gjobitur.

Një problem është çështja e pronësisë në Malësinë e Madhe sepse ende banorët atje nuk janë paisur me certifikata pronësie dhe kjo i penalizon ata.

Festa në hapjen e sezonit turistik në Malësinë e Madhe vijoi për disa orë ndërsa organizatorët promovuan jo vetëm Razmën por edhe Lepushën, Vermoshin dhe pjesën e bregut të liqenit që janë një mrekulli e natyrës të cilat vitet e fundit kanë marrë një zhvillim të madh.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, FERMERËT: PASIGURIA NË TREG NJË PROBLEM
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLOHET “YEA! FINAL AWARDS 2022”