
Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj përmes një postimi në Facebook bën të ditur se është bërë prezantimi i administrators së re të Njësisë Administrative Kelmend, znj. Florida Peraj. Marinaj në postimin e tij shkruan:
Sot, prezantova administratoren e re të Njësisë Administrative Kelmend, znj. Florida Peraj, një vajzë e mençur, ambicioze dhe e përkushtuar, e cila gjithmonë ka ditur të japë më të mirën në çdo angazhim që ka marrë përsipër. Jam i bindur se Florida do ta kryejë me përkushtim këtë detyrë dhe do të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që i është besuar, në shërbim të krejt banorëve të Kelmendit.
Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për administratorin në largim, z.Lavdimir Tata, për 7 vite punë të palodhur në krye të Njësisë Administrative Kelmend. Ka qenë gjithmonë i përkushtuar, i drejtë dhe i pranishëm kudo ku është kërkuar, një model shërbimi për komunitetin. E falënderoj dhe për dorëzimin korrekt e dinjitoz të detyrës.
Kelmendi dhe krejt Malësia e Madhe do të ecin vetëm përpara.






