Kjo është rruga që duhet të bëjnë besimtarët e krishterë sa herë shkojnë për t’u lutur tek kisha e Shën Gjonit në rrënojat e manastirit Benediktin në afërsi të fshatit Hysaj në njësinë Gruemirë në Malësinë e Madhe. Uji i prronit dhe mbeturinat për çdo vit kthehen në një shqetësim, kryesisht për besimtarët e moshuar dhe fëmijët të cilët rrezikojnë duke kaluar aty.

Kanali ku duhet të kalojë uji i këtij përroi është i bllokuar nga mbeturinat që rrjedha i sjell shprehet roja i kanalit Demush Bacaj. Roja detyrohet të hapë portën shkarkuese duke bërë që uji të përfundojë tek rruga ku kalojnë besimtarët sepse ndryshe uji del mbi kanal dhe shtëpitë e tokat e banorëve aty mbushen me ujë.

Ky shqetësim për përroi që del në rrugën ku kalojnë besimtarët për t’u lutur tek kisha e Shën Gjonit vazhdon prej vitesh. Vetë kisha ka kontribuar për ndërtimin e kësaj ure sa për të kaluar besimtarët por sërish është e pamundur për të ndalur rrjedhën e ujit. Po ashtu hedhja e mbeturinave dhe inerteve në këtë zonë vijon pa kriter nga persona të papërgjegjshëm.

 

Artikulli paraprakPALOKA SULMON AMBASADOREN KIM PËR TAKIMIN ME ALIBEAJN: KY ËSHTË MË TEPËR SE TURP!
Artikulli tjetërANA E MALIT, 80% E TOKAVE BUJQËSORE E PAKULTIVUAR