Bashkia Malësi e Madhe I ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” prof.dr. Gjekë Marinaj, I cili ka një kontribut shumëvjeçar në fushën e veprimtarisë letrare, përkthyese, akademike dhe publicistike në trevën e Malësisë së Madhe. Kryetari I bashkisë Tonin Marinaj vlerëson kontributin e shkrimtarit dhe promovimin që I ka bërë vendlindjes përmes shkrimeve të tij.

Shkrimtari Gjekë Marinaj tthotë se ndihet I nderuar nga ky vlerësim I bërë nga bashkia Malësi e Madhe.

Edhe letrari shqiptar Preç Zogaj ka një vlerësim për shkrimtarin Gjekë Marinaj.

Gjëkë Marinaj është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan. Aktualisht banues në Amerikë, ai ka qenë kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, themeluar në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi.

Artikulli paraprakSHKODËR, 80 PERSONA NË DITË NË REPARTIN E URGJENCËS
Artikulli tjetërÇEL SIPARIN FESTIVALI I KËNGËS QYTETARE “LULEBORË”