
Gjatë pandemisë edhe turizmi malor u dëmtua rëndë. 2020-shi ishte viti më i vështirë për sektorin e turizmit malor në Malësinë e Madhe ashtu si kudo tjetër. Në nisje të këtij sezoni turistik shpresat për një sezon të mirë janë të mëdha shprehet përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Malësisë së Madhe, Eristjan Smajlaj.
Pavarësisht vështirësive të hasura gjatë këtij viti pandemik sërish nuk ka pasur mbyllje të bizneseve në zonat malore shprehet përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Malësisë së Madhe, Eristjan Smajlaj.
Që t’i vijë në ndihmë turizmit bashkia e Malësisë së Madhe ka lehtësuar taksat për bizneset e këtij sektori.
Vitet e fundit turizmi është bërë një nga sektorët kryesor që ka ndikuar në rritjen e ekonomisë së Shqipërisë. Me rënien e numrit të të infektuarve nga Covid-19 pritet që situata t’i kthehet normalitetit që edhe ky sektor të vazhdojë punën normalisht.






