Në spitalin e Koplikut të Malësisw së Madhe numri i të prekurve me Covdi-19 ka njohur një rritje të ndjeshme. Çdo ditë pranë këtij spitali paraqiten rreth 20 persona që shfaqin shenja të Covid-19.

Personat të cilët dalin pozitiv me Covid-19 kryesisht janë të moshuarit dhe personat e pavaksinuar.

Problem kryesor mbetet neglizhimi nga ana e qytetarëve për të bërë testin anti covid në rast të shfaqjes së një prej shenjave të Covid-19 pasi kështu parandalohet përhapja e tij.
Mjeket këshillojnë qytetarët të mos neglizhojnë situatwn në të cilën ndodhen pasi numri i infektimeve çdo ditë po bëhet akoma dhe më shumë shqetësuese.

Artikulli paraprak“PO TË SHKONTE MAMAJA IME NË PUNË, S’DO ISHA SOT”! ÇFARË NËNKUPTON 11 SHTATORI PËR TË RINJTË E NJU JORKUT
Artikulli tjetërSHKODËR, 630 MËSUES ENDE TË PAVAKSINUAR, 40% PEDAGOGË