
Sigurimi i ujit të pijshëm në Malësi të Madhe është kthyer në një sfidë për banorët. Sipas banorëve uji vjen shumë pak në rubinetat e tyre, ndërsa temperaturat rriten, shqetësimi i banorëve shtohet, duke e kthyer sigurimin e një bidoni ujë në një problematike të përditshme.
Investimet e premtuara duket se kanë mbetur pa perfunduar . Banorët shprehen se mungesa e ujit po ndikon direkt në cilësinë e jetesës së tyre, duke dëmtuar edhe bujqësinë dhe blegtorinë, bazën e ekonomisë së kësaj zone.
Situata në Malësinë e Madhe kërkon një ndërhyrje urgjente, ndersa kjo zona rrezikon të shpopullohet edhe më shpejt, pasi jeta pa ujë po behet edhe më e vështirë.






