BRËNDA MUAJIT QERSHOR, 20 MIJË BANORË DO TË FURNIZOHEN NORMALISHT NË GRUEMIRË. Brenda muajit qershor mbi 20 mijë banorë do të mund të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm nga rezervuari 4000 m/kub në Gruemirë. Punimet e tij po shkojnë drejt fundit dhe kanë qenë kryeministri, Edi Rama, dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, që panë nga afër fazën e fundit të këtij projekti.

Duke e vlerësuar si një investim të rëndësishëm që 8-fishon furnizimin me ujë për zonën, kryeministri Rama theksoi se bashkë më vënien në punë edhe të impiantit të ujrave të zeza, kjo pikë turistike zgjidh përfundimisht edhe furnizimin me ujë të pijshëm, që ka qënë një problem i hershëm. Investimi në fjalë kap vlerën e 67 milion lekëve të reja dhe është financim i buxhetit të shtetit.Rama dhe Haxhinasto premtuan se në Bashkinë e re të Malësisë së Madhe janë parashikuar edhe të tjera investime që lidhen me infrastrukturën rrugore si dhe investime ne rrjetet e ujësjellës-kanalizime, ku prej 23 vitesh nuk është vënë dorë.

Artikulli paraprakISH TË PËRNDJEKURIT MBËSHTESIN ADEMIN
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON TONIN MARINAJ NË MALËSINË E MADHE