Menjëherë në vendngjarje në banesën që u përfshi nga flakët në fshatin Palvar kanë mbërritur zjarrëfikëset e Malësisë së Madhe duke bërë shuarjen e flakëve. Drejtori Besnik Hasa shprehet se shkak i këtij zjarri është rrjedhja e bombolës së gazit 3-5 kg që quhen bombola kampingu, njësoj si në rastin e Velipojës ku u plagosën rëndë familja Gjoka.

Edhe në Malësinë e Madhe bombolat e kampingut 3-5 kg janë të pakolauduara dhe një rrezik serioz për të gjithë banorët që i përdorin shprehet drejtori i zjarrëfikësve Hasa ndërsa bën thirrje në mënyrë absolute që të mos përdoren.

Përdorimi i bombolave të gazit, sidomos atyre të pakolaoduara vijon që të mbetet një rrezik i madh për qytetarët që i përdorin ende në shtëpitë e tyre. Prej kohësh zjarrëfikëset bëjnë thirrje për mos t’i përdorur pasi sjellin ngjarje tragjike siç janë dy rastet e fundit në Velipojë dhe Malësi të Madhe.