Një operacion i Policisë në Malësi të Madhe ka çuar në zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes së automjeteve dhe arrestimin e tre personave nga e njëjta familje në fshatin Zagorë.
Në pranga ka rënë një 22-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen”, të vjedhur dy ditë më parë në fshatin Selcë.
Nga hetimet rezulton se i riu dyshohet edhe për vjedhjen e një tjetër automjeti në të njëjtin fshat, në gusht të vitit 2025, i cili u gjet i parkuar pranë banesës së tij.
Gjatë operacionit, Policia arrestoi edhe dy xhaxhallarët e tij, 39 dhe 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 2 armë gjahu pa leje dhe 1 kilogram e 150 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet e vjedhura, armët e gjahut dhe lënda narkotike.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakZBARDHET SHPËRTHIMI NË MAKINËN E POLICIT NË LEZHË
Artikulli tjetërNIS PELEGRINAZHI NË KISHËN E “SHNA NDOUT” NË LAÇ