NËNPREFEKTJA TAZE LOHJA: KEMI MARRË MASAT E DUHURA PËR TË SHMANGUR DËMET. Në Malësinë e Madhe priten reshje të dendura shiu ndaj po merren masat për zonat që mund të rrezikohen.

Nënprefektja e Malësisë së Madhe Taze Lohja tregon se janë lajmëruar ata familje të cilat mund të rrezikohen si shkak i prurjeve të ujrave. Nënprefektja e Malësisë së Madhe thotë se është e bllokuar pjesa e quajtur Qafa e Bordolecit dhe po punohet për hapjen e saj. Në rast të reshjeve të shiut zonat që rrezikohen nga përmbytjet janë Kamica nga Përroi i Thatë dhe zona e Vrakës nga vija e Vrakës. Edhe në Malësinë e Madhe kanë nisur të shfaqen problemet e para dhe në rast se ka reshje të dendura shiu atëherë atje mund të ketë toka bujqësore të përmbytura.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/4CbwmVxnjMM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHAPET RRUGA SHKODËR-VAU DEJËS
Artikulli tjetërRESHJET, PREFEKTI INSPEKTON HIDROVORIN E ÇASIT