ASNJË NGA KANDIDATËT NUK SHFAQ TRANSPARENCË ME PUBLIKUN, FUSHATA “NËN TAVOLINË”. Nese në bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës, gara për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, por merr te perpjeten e saj ne nje gare te ndezur mes dy kampeve politike, një gjë e tillë nuk mund të thuhet në një tjetër Bashki të madhe, në Bashkinë Malesi e Madhe.

Një garë që duket se po zhvillohet në heshtje të plotë, ku të gjithë po mendojnë komplotin e radhës, një një lojë “poshtë tavolinave” pse jo edhe për një përballje të paracaktuar, duke hedhur idene se në këtë zonë transparenca me publikun në pasqyrimin e fushatë elektorale tek qytetarët është ne nivelin zero. Star Plus ka qënë shpesh herë pranë kandidatëve, të cilët garojnë në këto zgjedhje, por gjithcka është mbyllur, duke mos preferuar që takimet te jene transparente per publikun. Një zgjedhje e tillë ngre shumë hije dyshimi, për një komunitet që me 21 Qershor do të zgjedhje drejtuesin e ri, një drejtues që mesa duket eshte kthyer në një përballje hermetike, mes dy llogoreve të cilët shpejtojnë të fitojnë terren në forma të ndryshme, për të bindur banorët dhe jo në një transparencë të plotë, së paku sic po veprojnë kolegët e tyre në garë në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vau Dejësit. Megjithatë, Star Plus do të ndjekë hap pas hapi fushatën elektorale të të gjithë kandidatëve, për tu kthyer në dritaren elektorale të të gjitha subjekteve politike.