Këto pamje vijnë nga dogana e Hanit të Hotit në Shkodër ku një numër i konsiderueshëm punëtorësh shqiptarë nuk janë lejuar që të kalojnë drejt shtetit të Malit të Zi në orët e mëngjesit të sotëm.

Hyrja në fuqi e rregullave të reja në shtetit malazez ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e këtyre punëtorëve të mos kalojnë për shkak se nuk plotësonin kriteret e vendosura si masa shtërnguese ndaj COVID-19. Punëtorët zhvilluan një protestë në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm por ndërhyrja e forcave të policisë bëri që ata të shpërndahen duke mos lejuar që të kalojnë.

Numri i atyre që nuk janë lejuar që të kalojnë është i lartë ndërsa i bëjnë thirrje që në ditët në vazhdim të gjehet një zgjidhje dhe të mos pengohen më sepse në Malin e Zi përmes punës në ndërtim sigurojnë bukën e gojës për familjet e tyre.

Nga mesnata kanë hyrë në fuqi rregullat e reja në Malin e Zi gjë e cila ka penalizuar punëtorët të cilët sipas burimeve pranë dy doganave asaj shqiptare dhe malazeze nuk plotësonin kriteret e vendosura për t’u futur në shtetin fqinj.

Ndërkohë për rreth 45 minuta si shkak i kësaj proteste në doganën e Hanit të Hotit qëndruan të bllokuara eksortat e kryeministrit të Malit të Zi Krivokapic dhe autoriteteve të Bosnje Hercegovinës të cilët erdhën në Shqipëri për takimin me kancelaren Angela Merkel.

Artikulli paraprakME DROGE DHE ARME, ARRESTOHET 31-VJEÇARI NE SHKODER
Artikulli tjetërSHKODËR, BIZNESI I VOGËL KUNDËR FISKALIZIMIT: FALIMENTOJMË