Kjo është thirrja që bën shqiptari Irfan Domnori që u dënua me 10 ditë burg vetëm se mbajti flamurin shqiptar në territorin e Malit të Zi në një kohë kur flitet për hapje kufijsh mes vendeve të rajonit. Atleti shkodran Irfan Domnori ka një thirrje edhe më të gjërë pas lirimit të tij nga burgu i Spuzhës në Podgoricë.

Atleti Domnori tregon se si e ndaloi policia malazeze teksa po tentonte të kalonte kufirin në Muriqan për të shkuar në Ulqin në një ekspozitë atje në një kohë kur dënimi i parë një mujor për të mos hyrë në Malin e Zi i kishte mbaruar.

Natën e ndërrimit të viteve atleti Domnori e kaloi në burgun e Spuzhës në Mal të Zi ndërsa është keqtrajtuar sepse nuk ka patur asnjë batanije për t’u mbuluar.

Irfan Domnori teksa u rikthye në Shkodër një ditë më parë pas lirimit nga burgu shprehet se ka marrë edhe një dënim tjetër për të mos hyrë edhe tre muaj të tjerë në Malin e Zi.