Mali i Zi ka ekstraduar drejt vendit tonë një të burgosur i cili ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 2014.

Kristjan Lumaj, 27 vjeç, banues në Ivanaj të Malësisë së Madhe u arratis kur kishte dalë me 5 ditë leje nga burgu i Fushë Krujës dhe nuk ishte kthyer më. Policia e Krujës njoftoi se dërgoi në burgun e Tiranës më 10 shkurt 2017,  Kristjan Lumaj, i cili është dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vjet burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Lumaj ishte i dënuar më parë me 8 vjet burg nga Gjykata e Apelit Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” në vitin 2012, dënim që e vuante në burgun e Fushë-Krujës. Më datë 21 maj 2014 ai kishte përfituar 5 fitë leje shpërblyese, por nuk ishte kthyer më në burg.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT, RIKONSTRUKTOHET KOPLIK – DEDAJ
Artikulli tjetërPREMIERA E “NJË ZJARRFIKËS NË OBORRIN E TEATRIT”