24 persona janë arrestuar në Malin e Zi si pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.

Sipas mediave malazeze, ky grup kriminal trafikonin lëndë narkotike që transportoheshin nga Shqipëria, kalonin drejt Malit të Zi dhe më pas dërgoheshin drejt vendeve të Ballkanit dhe Europës.

Gjatë operacionit të koduar “Kurthi”, policia fqinje ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kanabis. I njëjti grup akuzohet për trafikimin e 2.6 ton kanabis, një ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.

Sipas mediave malazeze, kërkimet janë kryer në 30 zona të ndryshme të Ulqinit, Nikshiqit, Podgoricës dhe Tivarit. Të arrestuarit janë me inicialet S.U, A.K., I.LJ., M.R., D.K., B.I., A.M., I.K., D.D., S.Đ., D.M., E.N., N.V., M.K., P.K., nga Ulqini, si dhe IP, BP, TP, RK, SV, SM, PD nga Nikshiq, R.P. nga Podgorica dhe N.V. nga Tivari.

Pas një hetimi që zgjati 10 muaj, janë konfiskuar pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

Në këtë operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, u angazhuan 180 efektivë policie nga 4 qytetet ku u zhvilluan kërkimet.