Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, se duke filluar nga dita e sotme mund të lëvizin lirshëm.

Në një vendim të fundit, Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-Covid, duke lejuar lëvizjen e lirë të shtetasve të huaj, përfshirë edhe shqiptarët.

Njoftimi i Ministrisë shqiptare:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa obligim për të paraqitur një test negativ PCR.

Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.