“Mali i Zi në fotografitë e studios Marubi” është biseda e zhvilluar nga studiuesit e historisë së fotografisë nga Mali i Zi Maja Djuriç, Tatjana Koprivica dhe Slavko Burvanoviç. Studiuesja Djuriç e nisi bisedën e saj rreth historisë së fotografisë në Malin e Zi.
Studiuesja Djuriç tregoi se si u njoh me dinastinë Marubi duke nisur më pas hulmutimin rreth tyre ndërsa arriti të gjejë fotografi të Marubit në shtetin malazez. Pietro Marubi mund të jetë i pari edhe në Malin e Zi që ka shkrepur foto.

Gjatë kësaj bisede në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” u prezantua për herë të parë për publikun, kontributi i disa fotografëve shkodranë në zhvillimin e fotografisë në Malin e Zi gjatë shek. XIX. Në pjesën e dytë të bisedës, studiuesit e Institutit të Historisë në Malit të Zi, Tatjana Koprivica dhe Slavko Burzanovic, prezantuan hulumtimin e tyre “Mali i Zi në fotografitë e Studios Marubbi” i cili vjen si program i bashkëpunimit mes Ministrive të Kulturës të dy vendve, nga ku edhe bashkëpunimi i Muzeut Marubi me Institutin e Historisë së Malit të Zi pēr botimin në fjalë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FUTSALL, OBJEKTIV FITIMI I TROFEVE
Artikulli tjetërE SHTUNA ME DIELL NË SHIROKË