Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjykanoviç, i kanë mbetur edhe tre ditë kohë për tu larguar, sipas ultimatumit të protestuesve të Frontit Demokratik, të cilët kërcënojnë se në rast të kundërt të shtunën do të mbledhin të gjithë Malin e Zi për të rrëzuar qeverinë.

Zëvendës/kryeministri, Dushko Markoviç, u bëri thirrje demostruesve për dialog, por paralajmëroi gjithashtu se qeveria do të bëjë atë që është e nevojshme për mbrojtjen e rendit kushtetues. 24 tetori do të jetë determinant, pasi gjithçka do të ndodhë do të jetë një tronditje për vendin, i cili tashmë është pushtuar nga trazirat. Qeveria ndodhet në presion të madh nga opozita, e cila nga njëra anë e akuzon për korrupsion ku kërkon rrëzimin e saj dhe nga ana tjetër e akuzon për përdorimin e forcës së tepërt gjatë demostrave që pushtuan Podgoricën. Opozita ka kërkuar seancë dëgjimore të shefit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Dejan Peruniçiç, pasi Këshilli për Sigurinë Kombëtare tha se “rendi kushtetues dhe siguria kombëtare u kërcënuan”. Parlamenti ka rënë dakord gjithashtu të mbajë një seancë të posaçme të mërkurën për të diskutuar “krizën e vazhdueshme politike në vend”.

Artikulli paraprakNjoftim për Shtyp nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër
Artikulli tjetërSHOQATA E BASHKIVE, KOMITETI DREJTUES MBLIDHET NË SHKODËR