Banorët në fshatin Mali Kolaj të njësisë administrative Velipojë, vijojnë të vuajnë mungesën e marrjes së shërbimit mejksor. Godina është pothuajs e mbuluar nga ferrat teksa dita ditës po amortizohet. Në këto kushte banorët detyrohen të shkojnë në qëndër të Njësisë Administrative të Velipojës për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.

Kryetari i fshatit, Gjeto Leka tregon se qëndra shëndetësore nuk është vënë asnjëherë në shërbim të banorëve që prej vitit 2008 kur është ndërtuar.

Kryetari I fshatit i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të vënë në funksion qëndrën shëndetësore në këtë zonë pasi është shumë e nevojshme.

Prej 12 vitesh shumë familje në fshatin Mali Kolaj nuk marrin shërbimin mjekësor në këtë zonë. Pavarësisht thirrjeve ndaj institucioneve pergjegjëse, qëndra shëndetsore vijon të jetë jashtë funksionit.

Artikulli paraprakTRUSH, BANORËT: TË PASTROHEN KANALET KULLUESE
Artikulli tjetërSHKODËR, GENC BERHANI DREJTORI I RI I KADASTRËS