
Dhjetëra familje të fshatit Mali Kolaj, në njësinë administrative Velipojë ende privohen nga kujdesi shëndetësor parësor, pasi nuk është bërë funksionale godina e qendrës shëndetësore në këtë fshat. Prej vitesh, kjo godinë ishte e amortizuar dhe jashtë funksionit duke bërë që banorët të drejtoheshin në qendrën shëndetësore të Velipojës për çdo nevojë mjekësore. Edhe pse bashkia Shkodër ka nisur rikonstruksionin e kësaj godine dhe kthimin e këtij shërbimi për familjet e zonës, godina nuk është ende gati.
Ndërkohë, me përfundimin e punimeve të godinës tashmë pothuajse të rikonstruktuar, pritet që t’I kthehet ky shërbim I munguar prej vitesh banorëve të fshatit Mali Kolaj të cilët prej 14 vitesh kanë kërkuar kthimin e shërbimit parësor, por kërkesat e tyre kishin rënë në vesh të shurdhër. Ndërkohë që në këtë zonë nuk kanë munguar infermierët e terrenit të cilët në çdo rast kanë shkaur derë më derë për të ofruar shërbimin e kërkuar nga banorët


