Ish presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi një vizitë në shtëpinë muze të Dedë Gjo Lulit në fshatin Bardhaj të Hotit në Malin e Zi në kuadër të 110 vjetorit të kryengritjes në Malësinë e Madhe me në krye Dedë Gjo Lulin më 6 prill 1911. Ish Presidenti Nishani vlerësoi figurën e atdhetarit Dedë Gjo Luli i cili ngriti flamurin shqiptar dhe nuk u dorëzua asnjëherë në duart e pushtuesve.

Ish Presidenti Nishani kërkoi që këto data të rëndësishme historike dhe këto personazhe që u flijuan për pavarësinë e Shqipërisë të vlerësohen dhe përkujtohen më shumë si dhe të ketë një vëmendje më të madhe edhe nga politika.

Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi vendosi theksin tek rëndësia e përcjelljes së historisë tek brezat ndërsa profesor Lulash Palushaj i vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut” nga Presidenca kërkoi që 6 prillit të jetë festë kombëtare për Shqipërinë.

Kjo vizitë në shtëpinë muze të Dedë Gjo Lulit e cila edhe pse u dogj 6 herë nga serbët arriti që rrënojat t’i ketë dhe u restaurua në vitin 2006 është shumë e rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi që vijojnë të jetojnë në ato troje pavarësisht vështirësive ekonomike dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria malazeze për vite me radhë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, KONKURS NGA KRYQI I KUQ PËR NDIHMËN E SHPEJTË
Artikulli tjetër“MASAKËR ELEKTORALE”, PD DORËZON NË KQZ DOSJEN ANKIMORE PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT