Teksa është pyetur rreth përdorimit të gazit lotsjellës nga deputeti i opozitës Lefter Maliqi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se gazi i marrë nga Kosova nuk është përdorur kurrë. Sipas Lleshaj me anë të gazit lotsjellës u shmangën vrasjet dhe gjakosjet e protestuesve të dhunshëm.

“Po jua përsëris edhe njëherë. Institucionet janë vënë në sulme të dhunshme. Përballe këtyre kushteve u morën masa për të mos u përshkallëzuar. Policia ka punuar një hap më pas në nivelin e dhunës që është ndeshur.

Policia mbrojti lirinë dhe jetën e qytetarëve. Nuk shkaktuan asnjë viktimë dhe për herë të parë në protestat e dhunshme nuk pati gjak dhe të vrarë. Ishte një menaxhim që sipas partnerëve ishte sipas shkollës së policisë.

Gazi lotesjelles nga Kosova ne dijeninë time ka ardhur po nuk është përdorur kurrë dhe është kthyer atje ku është marrë. Policia nuk angazhohet me forcë kundër qytetarëve të saj.” tha Lleshaj.