
Vllaznia po kalon një pjesë të parë për t’u harruar në transfertën ndaj Malishevës. Skuadra shkodrane është shfaqur inekzistente në fushë, pa ide në ndërtimin e lojës dhe me shumë probleme në fazën mbrojtëse, duke i lejuar vendasit të dominojnë ritmin e takimit.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Malisheva gjeti dy golat me Uken dhe Ibishin, duke përmbysur avantazhin e kuqebluve nga ndeshja e parë dhe duke e vënë kualifikimin plotësisht në ekuilibër.
Vllaznia tashmë do të duhet të reagojë ndjeshëm në pjesën e dytë nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League.






