Organizata jofitim prurëse “Malteser” së bashku me “Rini Albania” realizuan ne Shkodër një cikël trajnimesh për të rinjtë e organizatës, ku përpos tyre u përfshinë edhe disa te rinj te komunitetit Egjiptian.

Përfaqësuesja e ‘Rini Albania’ e cilëson mjaft pozitiv këtë trajnim i cili konsiston në përgatitjen e një cv-je me tre module, duke ndihmuar të rinjtë të dalin në tregun e punës.Laci nënvizon se ne mbyllje të këtyre trajnimeve të pranishmit do të pajisen edhe një çertifikatë mjaft të vlefshme.Një nder objektiva e organizatës Malteser Shqipëri është fuqizimi i të rinjëve të rajonit nëpërmjet edukimit, shkollimit dhe vullnetarizmit.Gjate modulit te pare te rinjtë u trajtuan mbi përgatitjen e një CV-je dhe letra interesi të profilizuara;Letër interesi, motivimi dhe mbështetëse,Informacion i përgjithshëm mbi tregun e punës, Ndihmë konkrete për të gjetur pozicione vakante.Intervista e punës dhe sekrete mbi realizimin e suksesshëm të saj apo si të fitohet një intervistë pune.