Ne kuadrin e aktiviteteve sensibilizuese mbi paaftësinë, me iniciativën e Organizatës Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Shkodrës, Drejtorinë Arsimore të Lezhës, Drejtorinë e shëndetit publik u organizua tryezën e rrumbullakët me temë “Autizmi në klasën tuaj”.

Gjate takimit për prezantimin e broshurës, e cila është hartuar dhe botuar nga Malteser lokopedi Arben Hoxha nënvizoi se problem aktualisht mbetet sistemimi i fëmijëve me autizem neper shkolla ndërsa nënvizoi se këto institucione arsimore duhet te plotësojnë te gjitha kushtet e nevojshme për fëmijët me nevoja te veçanta.Qëllimi i këtij takimi është të sjellë në nivel institucional problemet që hasin mësuesit, psikologët dhe punonjësit social me fëmijët në spektrin e Autizmit në shkollat përkatëse, si dhe te sensibilizoj te gjithë aktoret lokale qe bëjnë politika lokale, ofrojnë shërbime për fëmijët dhe monitorojnë zbatimin e te drejtave te fëmijëve, te japin kontributin e tyre jo vetëm në ndërgjegjësimin e te gjithave niveleve te shoqërisë ne lidhje me Autizmin por edhe te bëjnë politika lokale të suksesshme, te ofrojnë shërbime te reja te cilat përmirësojne ne mendre te dukshme jetën e fëmijëve me Autizem.

Artikulli paraprakNË PRAG TË FESTËS SË ZOJËS SË SHKODRËS
Artikulli tjetër“NJË DITË NDRYSHE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”