Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri më tani në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast i varianti të ri të COVID-19, Delta.

Ky fakt u bë i ditur gjatë fjalës së ministres në Kuvend.

“Shqipëria po kalon një situatë të qëndrueshme shkaktuar nga SARS-COV2. Kjo reflekton fushatën e vaksinimit dhe nga masat që kemi ndjekur. Përmbyllëm dy ditë të hapur vaksinimi plus 18 vjeç, dhe mbi 17 mijë qytetarë janë vaksinuar për herë të parë. Po ecim me ritme të mira.

Sa i takon dozave të dyta janë mbi 400 mijë qytetare që janë të vaksinuar. Ja kemi dalë që të përmbushim një objektiv dhe po vijojmë me vaksinimet në territor. Sot sjellim në Kuvend një tjetër kontratë për vaksinat, me kompaninë Pfizer ku do të sigurojmë mbi 1 mln doza vaksinash.

Gjatë sezonit të verës do vijojmë me fushatë intensive dhe me vaksinimet në shtëpi për të pamundurit. Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve. Por ka një alert, që është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit.

Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal. Ne do të ndjekim rekomandimet e ekspertëve. Nga sot zgjatet ora policore deri ne orën 00:00.”, tha ajo.