Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, nga nisja e programit tonë të mbështetjes për çdo të porsalindurit”, shprehet ministrja.

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRA NË NJË PUS 32 METRA TË THELLË, NXIRRET PAS PESË DITËSH TRUPI I PAJETË I FËMIJËS 5-VJEÇAR
Artikulli tjetërRRAHU FËMIJËN 2 VJEÇ DHE MË PAS BURRIN E SAJ, ARRESTOHET SHQIPTARJA/ JA SA RASTE DHUNE SHËNOHEN NË 24 ORË