Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Masnastirliu dha mbrëmjen e sotme lajmin e mirë se 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ministrja thekson se në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
🧪24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri😍
✈️ Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë 🇦🇱🤝🇭🇷
🧪 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani në 🇦🇱 , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç ✅
#ShqipëriaBuzëqesh🌼