Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri.

Në një mesazh në “Facebook”, Manastirliu thekson se do të vijojë lëvrimi sipas kalendarit të vaksinave anti-Covid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve.

Mesazhi i Manastirliut:

Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anticovid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga #Covid19.
Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim
#ShqipëriaBuzëqesh🌼