Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur nga Pogradeci për procesin e vaksinimit. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në shkallë vendi janë vaksinuar 192 mijë persona, duke shtuar se ditën e sotme do të shkojë deri në 200 mijë.

Ajo ka thënë se ka përfunduar procesi i vaksinimit të mësuesve dhe bluzave të bardha.

“Po vijon vaksinimi për të moshuarit +70 vjeç dhe efektivet e policisë, ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kanë marre dozën e dytë dhe ka pëfunduar si proces.

Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë të vaksinuar deri dje. Sot do të arrijmë në 200 mijë të vaksinuar.”