Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka dyshime që variantet e reja të COVID kanë mbërritur në Shqipëri dhe për këtë ka dhënë disa argumente se si ka lindur ky dyshim.

“Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të COVID, kemi raste të riinfektimeve dhe aspekteve të sinjaleve në laboratorin e virologjisë ku vlerësojnë se kemi të bëjmë me këto dyshime. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave”, tha Manastiliu.