Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.

Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Mnastilriu përmes një postimi në rrjetin e saj social e cila ka shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, duke shtuar se qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

 

Artikulli paraprakFATBARDH KADILLI: ZGJEDHJET BRENDA PARTISË MË KEQ SE ATO PARLAMENTARE, POR UNË S’JAM LULI, E PRANOJ REZULTATIN
Artikulli tjetërSHKODËR, ARTISTI ARDIAN ISUFI BASHKËBISEDIM ME TË RINJTË