Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ende ka kapacitete shtretërish të lirë në spitalet COVID.

Manastirliu theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, por çështja e personave të shtruar është dinamike dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

‘Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Ka kapacitete dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet ka 550 shtretër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600.

Dy spitalet Rojonalë që janë hapur kanë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet Rajonale janë duke u kryer shërbimet dhe për rastet post COVID dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet COVID.

Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, 20 të shtruar, shtrimet në spital janë dinamike.’- tha Manastirliu.