Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, gjatë vizitës zyrtare në Ankara.

“Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Manastirliu thotë se u vendosën afate konkrete të bashkëpunimit në sektorin farmaceutik, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së këtij shërbimi.

Postimi i plotë:

Një takim i frytshëm në Ankara me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, për të çuar përpara axhendën e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

🏥 Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit.

🤝Vendosëm së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, “FAMILJA KOLPING” DHURATA FËMIJËVE NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërSPUTNIK V NIS PRODHIMIN NË BEOGRAD, MINISTRI SERB: KRYESISHT PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM, POR DO TË NDIHMOJMË DHE RAJONIN