Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjete sociale një kolazh fotosh, ku shfaqen momente teksa qytetarët vaksinohen nga bluzët e bardha në shtëpitë e tyre.

Këtë radhë, ministrja ka ndarë çaste nga vaksinimet e kryera në Bicaj të Kukësit. Po ashtu, Manastirliu njofton, se nga nesër, do të nisë java e hapur e vaksinimit, për çdo qytetar +18 vjeç.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.
Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend
#VaksinimiShpëtonJetë

Artikulli paraprakME SHPEJTËSI DERI NË 170 KM/ H, POLICIA AKSION NË RRUGËT E VENDIT: ARRESTOHEN 11 PERSONA, PEZULLOHEN 49 LEJE DREJTIMI E VENDOSEN MIJËRA GJOBA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërTURQIA KRITIKON VENDIMIN E GJYKATËS SË BE-SË PËR NDALIMIN E HIXHABIT