Plazhet e Lezhës do të jenë kryesisht publike, me shumicën e tyre të administruara nga Bashkia e Lezhës. Kjo nismë synon të sigurojë akses të lirë dhe të rregulluar për pushuesit, duke shmangur abuzimet dhe zaptimet private të hapësirave bregdetare. Çmimi i çadrave do të variojë nga 300 deri në 500 lekë, duke ofruar një alternativë të përballueshme për të gjithë.

Për menaxhimin e plazheve, Bashkia ka ngritur një strukturë të dedikuar, e cila do të funksionojë si njësi shërbimi, duke garantuar mirëmbajtjen dhe sigurinë e zonave publike. Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, thotë se nuk do të ketë më shezlongë të rezervuar për beach bare, duke i dhënë fund monopoleve të bizneseve që kufizonin hapësirën për pushuesit dhe kjo njesi vendore do te kete te gjithe infrastrukturen qe u nevojitet ketyre stacioneve plazhi.

Shezlongët do të lejohen vetëm për hotelet, me një rregull të ri që u lejon të vendosin maksimumi dyfishin e numrit të dhomave të tyre në çadra. Kjo masë do të kufizojë keqpërdorimin e hapësirës bregdetare dhe do të detyrojë hotelet të deklarojnë numrin e dhomave, duke sjellë më shumë transparencë në sektorin e turizmit.

 

Artikulli paraprakNIS KONKURSI KOMBËTAR I GJUHËS SHQIPE, MANASTIRLIU: NË GARË MBI 11 MIJË NXËNËS NGA 700 SHKOLLA NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërZGJEDHJET/ NESËR AFATI I FUNDIT PËR KANDIDATËT! RAMA CAKTON ORËN SE KUR DO TË FINALIZOJË LISTËN