Alekis Sançez dhe Kris Smolling mund të luajnë vetëm në 1/8-at e Europa League në gusht me Interin dhe Romën, më pas duhet të kthehen te Mançester Junajtid, që është pronari i kartonit të tyre. “Djajtë e Kuq” kanë zyrtarizuar vendimin për të zgjatur qëndrimin e lojtarëve deri në javën e parë të gushtit, por jo më tej. Kjo mbase dhe për faktin se si Interi, ashtu edhe Roma, mund të jenë kundërshtarët e Mançesterit në këtë veprimtari.

Aventura e sulmuesit kilian në Serie A do të mbyllet me ndeshjen Atalanta-Inter, ndërsa ajo e mbrojtësit anglez me Juventus-Roma. Më pas 1/8-at e Europa League të parashikuara më 5-6 gusht me Interin dhe Romën që do ndeshen respektivisht me Getafen dhe Seviljen.

Më pas, të dy lojtarët do të kthehen në bazë, ndonëse Solskjaer nuk i ka në planet e tij për të ardhmen. Përjashtim të do bënte fakti që klubet italiane të gjenin një marrëveshje të re me Junajtidin për një huazim tjetër, ose për blerjen e kartonëve të tyre.

Artikulli paraprak“QEVERIA TË HEQË DORË NGA PROVOKIMET”, OPOZITA: U PËRMBYLL KODIFIKIMI I DAKORDËSISË SË 5 QERSHORIT PËR ‘ZGJEDHOREN’, TË MIRATOHET PA VONESË DRAFTI
Artikulli tjetërMBYTET NJË 75-VJEÇAR NGA KOSOVA NË SHËNGJIN