Louis van Gaal beson se fitorja 1-0 ndaj Liverpool ndryshon pozitat dhe pretendimet e klubit të tij për këtë sezon.

Kapiteni Rooney shënoi golin e vetëm të ndeshjes teksa theu dhe rekordin e Henry për më shumë gola të shënuar me të njëjtin ekip në Premier League. Ishte një fitore e madhe për Van Gaal, i cili është përballur me kritika të forta mbi mënyrën e lojës së ekipit të tij dhe rezultateve të dobëta. Por holandezi mendon se ekipi i tij mund të synojë për titullin kampion. “Mund tia dalim. Kjo ndeshje i jep jë shtysë të madhe lojtarëve, tifozëve dhe kujtdo në mjedisin e Manchester United. “Kemi nisur mirë 2016, të mundim Liverpool për herë të dytë radhazi është e mrekullueshme, i jep shtysë vetëbesimit të lojtarëve dhe tifozëve dhe shpresoj të vazhdojmë të fitojmë. Objektivi ynë është të përfundojmë ndër 3 të parat e kampionatit. Rooney, i cili ka shënuar 5 herë në 4 ndeshjet e fundit nuk kishte shënuar në ‘Anfield’ që në janar 2005. Van Gaal mendon se goli ndaj Liverpool kishte rëndësi të veçantë për Rooney, i cili e nisi karrierën tek rivalët e përjetshëm të tyre Everton. “E dimë që Rooney ka lujatur me Liverpool dhe tani luan me United, por shënimi ndaj Liverpool në stadiumin e tyre do të thotë shumë për të.”