Një delegacion i Parlamentit Europian zbarkon sot në Shqipëri, ndërsa do të qendrojë deri nesër në orën 10:00. Delegacioni do të njihet me zbatimin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Kelam, që është edhe eurodeputet i Partive Popullore bëri thirrje për dialog mes palëve për të kapërcyer krizën politike në prag të vendimit për negociatat. Ai doli kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe dhunës në protestë.

“Ne dënojmë me forcë të gjitha nxitjet e dhunës dhe i bëjmë thirrje opozitës për t’i dhënë fund bojkotit. Qeveria dhe opozita duhet urgjentisht të rrisin situatën përmes dialogut konstruktiv” tha ai.

Delegacioni ka në axhendë sot takime me liderët e politikës shqiptare, ndërsa nesër para largimit do të ketë një konferencë për shtyp.
Përbërja dhe axhenda e delegacionit të BE në Tiranë

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë.
Tunne Kelam (Kryesues);Cristian Preda;Knut Fleckenstein;Juan Fernando Lopez Aguilar;Bas Belder;Ilhan Kyuchyuk;Tamás Meszerics.

Axhenda e delegacionit
16.15 Takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
18.10 Takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn në selinë e qeverisë
17. 10 Takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj

Artikulli paraprakKOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI: ZGJIDHNI KRIZËN POLITIKE, PO I LARGONI SHQIPTARËT NGA VENDI
Artikulli tjetërMETA NË EGJIPT: SHQIPËRIA, PORTË HYRËSË NË BALLKAN PËR INVESTIMET TUAJA