MBLEDHJA E KOMISIONIT TË MANDATEVE DO TË MBAHET TË HËNËN NË ORËN 10:00. Kryetari i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Vangjel Dule nuk e komentuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.  Nga Korça, Dule, njëherësh dhe kryetari i PBDNJ-së, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje ka nguruar të jap detaje.

Ndërkohë kreu i PBDNJ duke folur për zgjedhjet vendore tha se kjo parti është e hapur për negociata. Megjithatë ai theksoi se nuk përjashtohet dhe mundësia e një kandidimi vete. Ky Këshill do të mblidhet në orën 10:00 të hënën për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Vangjel Dule është në krye të këtij Këshilli pas tërheqjes së Ilir Metës.

Artikulli paraprakMASAKRA NË TUNIZI, PUBLIKOHEN PAMJET
Artikulli tjetërFORCIMI I KUFIJVE MES SHQIPËRISË E MALIT TË ZI